Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Ja çka Thonë Këngëtarët Shqiptarë Për Ballistin


Nuk ka akoma asnjë votë

[10-10-2015]
Arrestimi i Ismail Morinës, tash i njohur si Ballisti, ka prekur edhe këngëtarët, më së shumti Flori Mumajesin, i cili përmes një postimi në Instagram është shprehur i hidhëruar me humbjen e Shqipërisë kundër Serbisë, dhe ka thënë se asnjëherë nuk është ndjërë më krenar se sa kur e ka parë flamurin kuq e zit ë ngritej mbi Beograd, transmeton Indeksonline.

Postimin e Florit e ka shpërndarë edhe këngëtarja Zajmina Vasjari.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin dhe postimet e dy këngëtarëve:

Autochthonous
Per 24 ore te bejne hero dhe per 24 ore te rrezojne perseri?!
Keta jemi ne?!

Nuk jam ndjere kurre me shume krenar ne jeten time se ajo dite qe u ngrit ai flamur ne mes te Beogradit…

Sot kur e shikoj ne lajme Ismail Morinen me behet akoma edhe me e hidhur humbja, prandaj zgjedh te mos hesht per shqiptarin tim, patriotin e vertete dhe me te kercenuar ne shqiptari per jeten e tij. Ne nuk kishim mundesi ta mbronim jeten e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjeter per tu vetmbrojtur. Mbase edhe une do te beja te njejten gje, cilido nga ne mbase do ta bente, por sot te pakten kemi mundesi qe sado pak ta mbrojme lirin e tij. Mjafton vetem te mos heshtim! Ne jemi te lire ndersa ai jo! Kete here mundemi ta mbrojme ate duke i harxhuar 2 minuta nga jeta jone ne mbeshtetje te tij sepse nganjehere populli eshte gjygjtari i vertet.

Ismail Morina ''BALLISTI'' nuk eshte kriminel.
Personalisht kur e pash ne lajme pas hekurave dhe i kerkuan te heqe bluzen e kuqe me Shqiponje, ndjeva se serbet nuk fituan vetem ndeshjen, por po fitojne edhe ate copez krenari te cilido nga ne, te cdo shqipetari.
 (Indeksonline)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet