>
BIOSHQIP

Ja Si Komentohet Incidenti Noizy Vs Babastars

06-05-2012
Të enjten në programin e natës "Top Vip" në Top Kosova Radio është komentuar incidenti i pavërtetuar ende mirë e që u quajt edhe "rrahje me grushte" mes dy labelëve, "Baba Stars" dhe "OTR", duke pasur të drejtë të gjithë dëgjuesit të japin komentin e tyre për këtë ngjarje që shëmton në përgjithësi artistët shqiptarë dhe sjell urrejtje gjithëshqiptare.

Për këtë ngjarje që thuhet se ndodhur në aeroportin e Zyrihut në Zvicër, mes djemve të 'Baba Stars' dhe reperit nga Shqipëria Noizyt, kanë reaguar edhe komentuar edhe kolegët e tyre, këngëtarët e njohur shqiptarë, ku disa nuk kanë qenë të informuar, e disa të tjerë preferonin nga çudia të thoshin "No koment", ose binin në hall për një përgjigje.

Linda Halimi:
"S'i kam përcjellë kurrë karrierën ose muzikën e asnjërit, kam respekt për të dyja palët, kaq."

Gjyste Vulaj:
"Pse a janë rrahur përnjëmend? A çfarë i kisha rrah që të dytë, edhe mos me i lan me qajt bile."

Gjira:
"Kot lodhen me qenë në qendër të vëmendjes - UNIKATIL është numë 1."

Valton Krasniqi:
"Atë ditë isha edhe unë prezent në klub "Duplex" në hapjen e klubit në Zvicër dhe dëgjova që kishin atë përleshje. Për mendimin tim nuk është mirë kësi gjëra të ketë mes artistëve, por në botën e Hip-Hopit ndodhin kësi gjëra dhe unë mendoj se i kanë bërë reklamë vetes nëpër medie.

Fjolla Morina:
"Mendim im është që nuk më ka ardhur mirë për asnjërën palë dhe nuk është gjest i mirë si VIP që janë."

Albatrit Muçiqi:
"Nuk kam asnjë koment dhe kjo nuk duhej të ndodhte" .

Drenusha Latifi:
"Unë kam dëgjuar në medie për rrahjen e tyre, por nuk i kam parë. Sa janë të vërteta nuk e di , por në raste se është e vërtetë, mua do të më kishte ardhur keq për të dyja palët që bëjnë kësi lloj gjërash të adoleshentëve!"

Seven Saraqi:
"No coment" për ata që ka ndodhur me "Baba Star" dhe Noizy."

Ledi Vokshi:
"Me të dy grupet kam raporte të mira. Besoj se në të vetmen mënyrë që këta duhet të ballafaqohen është nëpërmjet muzikës. Fama që kanë i prek shumë fansa dhe nuk është OK që adoleshentët të mendojnë që duhet të bëhen sikur "Baba Stars" dhe Noizy. Kujdes çuna! Vazhdoni tregoni forcën me këngë siç keni treguar deri tani JO ME BOKSA."

Burim Hoxha:
"Po me u rrah nuk është mirë, por ku ta dimë se si ka qenë puna aty. Megjithëse Ledrin e kam mik të mirë edhe s'kam qejf me pa keq asnjërin, e sidomos Skillzat."
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Ja Si Komentohet Incidenti Noizy Vs Babastars