>
BIOSHQIP

Ja Ku I Kaluan Pushimet Verore

04-09-2012
Edhe kjo verë ishte "e mbushur" me angazhime për estradën shqiptare. Pos "single-ve të tyre veror, atyre nuk ju munguan as mbrëmjet. Megjithatë, disa artistët shqiptarë gjetën kohë edhe për të pushuar, e disa të tjerë ende nuk kanë vendosur se ku do të shkojnë. Shtatori pritet të jetë koha kur ata do të shkojnë në pushime. Dy muaj verë ata shkuan në vende të ndryshme për të kënduar, ku shpesh shpenzuan edhe rrezet e diellit për t'u rrezitur. Por, pushimet e tyre nuk kanë përfunduar këtu, pasi që shtatori është koha kur estrada pushon. Megjithatë, kishte disa këngëtar që tashmë kanë kryer pushimet. Fjolla në Ulqin Fjolla Morina, këngëtarja nga Kosova përveç që ka lansuar këngën e saj të re "Boy", i ka lënë vetes hapësirë për t'u relaksuar. Fjollës i pëlqejnë qytetet e thjeshta, kjo ishte arsyeja që ajo në krahasim me Dubain, ka zgjedhur Ulqinin për të kaluar pushimet. Linda i kreu pushimet Linda Halimi, fituesja e edicionit të gjashtë të "Top fest", ishte e angazhuar edhe në këtë sezon me bizneset e saj. Por, ajo ka punuar shumë për të sjellë këngën "I just Wanna" bashkë me videoklip, të cilin do ta promovojë të premten. Ajo këtë vit ishte në Budva, Ulqin dhe Shëngjin. Nora me Robertin në Dhërmi Nora Istrefi dhe i fejuari i saj Roberti kanë zgjedhur këtë vit Dhërmiun për të pushuar. Së bashku me çiftin ishte edhe një vajzë tjetër, e panjohur. Paparaci i Panoramës Plus ka mundur të vërejë që Roberti në parakrahun e tij kishte bërë tatuazh emrin e Norës. Edita preferon bregdetin shqiptar Këngëtarja Edita Sopjani, pothuajse për një vit nuk ka sjellë asgjë të re në muzikë. Shumicën e kohës ajo është duke e kaluar së bashku me familjen e saj. Ajo edhe këtë vit ka qenë në pushime. Së bashku me familjarët e saj, Edita ishte në bregdetin shqiptar. Ryva zgjedh Turqinë Ryva Kajtazi, sapo ka realizuar këngën "Nata", së cilës i ka bashkëngjitur edhe videoklipin. Ka qenë e angazhuar gjatë gjithë verës nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. Për pushime ka zgjedhur Turqinë, ngase gjithmonë ia kalon mirë atje. Mema s'e tradhton Shqipërinë Këngëtarja e muzikës popullore, Valbona Mema kësaj radhe ka zgjedhur të pushojë në Jug të Shqipërisë. Dukej shumë bukur, e veshur me një palë bikini të bardha, ndërsa në kokë kishte vendosur një shall ngjyrë rozë. Edhe Kaltrina në Turqi Krijuesja e hitit "Hot", Kaltrina Selimi kohët e fundit ka sjellë edhe një këngë tjetër për adhuruesit e saj. E titulluar "Gjithmonë me ty", kënga ka filluar të pëlqehet. Edhe pse ajo po vazhdon të punojë në projekte të reja, pushimet nuk i ka lënë anash. Vendi i saj i preferuar mbetet Turqia!
(Express )

Ja Ku I Kaluan Pushimet Verore