>
BIOSHQIP

Videoklipet Dhe Albumet Që Priten Të Lansohen

28-10-2012
Pas një vere tejet të nxehtë me shumë hite dhe projekte të ndryshme muzikore, artistët i ka kapluar një periudhë e pushimit edhe pse disa nuk ndalen aspak.
Kompania që menaxhon një pjesë të madhe të këngëtarëve nga Kosova në YouTube, OnAir, ka publikuar një listë të këngëtarëve që së shpejti pritet të sjellin videoklipe apo albume.

Emra duke filluar nga Arta Bajrami dhe Genta Ismajli janë të përfshirë në këtë listë, duke mos harruar as emra tjerë të mëdhenj si Nora Istrefi, Gjira dhe Stine, që ka kohë që nuk kanë publikuar ndonjë klip të ri solo.

Sidoqoftë ajo që na tërheq vëmendjen është përfshirja e Adrian Gaxhës në këtë listë. Këngëtari është shndërruar në sensacion së fundmi bashk me djaloshin e vogël, Florin. Duket se ai do të lansojë një videoklip të ri së shpejti, por se nëse do të jetë kënga "Ngjyra e Kuqe", mbetet të shihet…

1. Arta Bajrami - (Videoklip)
2. Genta Ismajli - ( Videoklip)
3. Lyrical Son - (Album & Videoklip)
4. Nora Istrefi - (Videoklip)
5. Zanfina Ismaili - (Videoklip)
6. Gjira - (Videoklip)
7. KAOS - (Videoklip & Album)
8. Yll Limani - (Videoklip)
9. Ermal Fejzullahu - (Videoklip)
10. Adrian Gaxha - (Videoklip)
11. STINE - (Videoklip & Album)
12. Dafina Rexhepi - (videoklip)
13. Kieda Budini - (Videoklip) etj...
(Telegrafi)

Videoklipet Dhe Albumet Që Priten Të Lansohen