>
BIOSHQIP

Finalja E Champions League Ndan Artistët Shqiptarë

25-05-2013
Dita e shumëpritur erdhi! Sot e gjitha bota e futbollit "mban frymën" në stadiumin anglez "Uembli", ku të gjitha përgatitjet kanë mbaruar për të dyja skuadrat. Pak a shumë formacionet janë zbuluar dhe nuk priten shumë surpriza për këtë supersfidë, që për herë të parë në Ligën e Kampioneve do të jetë e gjitha gjermane. Sfida do të ndiqet me interes edhe nga artistët shqiptarë dhe disa prej tyre kanë shprehur preferencat para kësaj sfide:



Beatrix Ramosaj bën tifozllëk edhe nëpërmjet rrjeteve sociale dhe skuadra e saj e zemrës është "Bayern". Kush e ndjek në Twitter apo FaceBook, mund të lexojë edhe postime të tilla: "Cmooooon Bayern" apo "goal hahahahahahahahha FC BAYERN".



Edhe Meda në këtë sfide është me Bayern-in. Shaqiri i ka dhuruar fanellën e Bayern-it me emrin e tij dhe e ka postuar foton në Facebook. Ka një stimë reciproke në këtë rast sepse e gjithë familja Shaqiri janë fansa të Medës dhe Meda është një tifoz i Shaqirit dhe Bayern-it. Por dikush duhet të rreshtoheshe nga ana tjetër për pak bilancim dhe për ta bërë këtë sfidë akoma më interesante. Këtë rol e ka marrë në dorë vetë Shpat Kasapi. Siç e shihni në foton e mësipërme, Shpati sot është me "Borussia Dortmund".



Skuadrës së Bayern-it i shtohet edhe çifti Big Basta-Vesa Luma. Në një postim në Twitter, Vesa e bën të qartë se përkrah Bayern vetëm për sonte, në shenjë solidarizimi me të fejuarin e saj Big Basta. Le te fitojë me i miri!
(teksteshqip)

Finalja E Champions League Ndan Artistët Shqiptarë