>
BIOSHQIP

Ja Emrat Vip Që Do Të Shihen Në Zhurma Show Awards

28-09-2013
Gjithcka është gati për mbrëmjen e 2 tetorit për spekatklin ‘Zhurma Show Awards 2013’. Për të gjithë kureshtarët të cilët duan të dinë se cilët VIP kanë konfirmuar ardhjen e tyre në këtë event që do të mbahet në Prishtinë, gazeta jonë ka kontaktuar me drejtoreshën artistike të këtij eventi Edona Memini dhe ka zbuluar vetëm për ne disa nga këto emra. Leonora Jakupi, Zajmina Vasjari, Gjyste Vulaj, Adrian Gaxha, Gena, Ermal Fejzullahu, Silva Gunbardhi, Bujar Qamili, Big Mama, e shumë të tjerë do të jenë ata të cilët do të nderojnë këtë event. ZHSHA këti vit është në edicionin e nëntë të tij dhe përvec shumë cmimeve duke vlerësuar artistët këngëatrë për punën e tyre brenda një viti, do të sjellë edhe një super spektakël që do të ndiqet “live” nga tre televizione Zico TV, 1-st Channel dhe Alsat M, ndërsa për herë të parë do të jetë edhe në livestreem në youtube mundësuar nga Arkiva Shqip. Ne do të jemi aty për të kapur momentet më interesante, ndërsa prezatues të spektaklin do të jenë show-man-i kosovar Valon Maloku dhe bukuroshja Sasa Hoda, ndërsa në tapetin e kuq do të thumbohen dhe priten nga prezantuesit Maksi dhe Graniti dhe shoqëruar me dy vajza bukuroshe. Ndërsa dy javë para spektaklit janë shpallur nominimet për cdo kandidaturë nga një juri shumë secrete, ndërsa për cmimin e madh “Best Video” konkurojnë këta artistë 1. Adrian ft. Floriani - Kjo zemër (ENTERMEDIA) 2. Blero ft. Maria - Një moment (ASHA) 3. Edona Llalloshi - T'i kam falë (EMF Creative) 4. Elvana Gjata ft 2po2 – Beso (MAX Production) 5. Genta Ismajli - Si ty nuk ka (URBAN Graphics)
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Ja Emrat Vip Që Do Të Shihen Në Zhurma Show Awards