>
BIOSHQIP

Ja Kush Këndoi “Playback” Në “Kënga Ime”

18-05-2014
“Kënga ime”, lançuar si festivali “live” nga teatri i Televizionit “Klan”, në fakt po ngjit në skenë artistë, të cilët po performojnë edhe me “playback”. Dekonspiruesi i këtij fakti në publik ishte anëtari i jurisë së festivalit, Aleksandër Lalo, i cili veçoi se dëgjuam disa këngë që nuk u interpretuan “live” por me “playback”, gjë që nuk do e lejojmë në garën e mëtejshme. Moderatori i festivalit, Pandi Laço, e justifikoi këtë fakt jo si një privilegj të produksionit për disa këngëtarë, por si një pamundësi dhe mungesë të kohës fizike për sjelljen “live” të gati 250 krijimeve. Sipas burimeve tona kemi mësuar se këngëtarët që kanë performuar me playback, janë: Bujar Qamili, Rosela Gjylbegu, Shpat Kasapi, Aurel Thëllimi, Valbona Mema, Devis Xherahu Shkodran Tolaj, Emi Bogdo, Gëzim Sala etj., ku në shumicën e rasteve kanë zgjedhur “playback-un” për këngët e dyta. Kjo thyerje e rregullit nr.1 të festivalit që kishte si kriter të kënduarin “live”, ka nisur sidomos pas javës së pestë të transmetimit të show-t, i cili është konceptuar njëkohësisht si kompeticion muzikor i këngëtarëve të famshëm në skenë. Ky projekt artistik që risjell traditën muzikore dhe inspirimet më të reja në ekran, është një produksion i vëllezërve Pandi e Bledi Laço dhe Adrian Hilës. “Kënga ime” zgjat 15 javë dhe vjen si format televiziv, që ka si bosht muzikën popullore e qytetare. Çdo artist prezantohet me dy këngë secili, një këngë të re dhe me një këngë të njohur dhe juria e kryesuar nga Lalo vendos nëse ata e vazhdojnë ose jo konkurrimin. Kriter kryesor i garës ishte vendosur interpretimi “live”, një mënyrë kjo që sipas produksionit do e bënte garën me emocionuese e më interesante, edhe për faktin se shumica e tyre janë artistë me “background” koncertesh. Po le të shohim se cilët do të jenë 16 të përzgjedhurit e finales, në garë për çmimet: Hit-i i ri më i mirë dhe interpretimi më i mirë dhe nëse të kënduarit “live” do të vendoset me ultimatum nga produksioni. “Kënga ime” do të kujtohet për bojkotin që i bënë këngëtarët kosovarë garës pas ngjitjes në skenë të Zdravko Çoliç.
(Panorama Plus)

Ja Kush Këndoi “Playback” Në “Kënga Ime”