>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri Humanitar “Hand To Hand”

04-07-2014
Kënga humanitare "Hand to Hand" do të jetë hymni i kampit veror për fëmijet jetimë, me nevoja të veçanta dhe në kushte të vështira ekonomike të të gjitha komuniteteve në Kosovë.



Muzika është punuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa teksti mban firmat e Ilirjana Rizaj dhe Eliza Hoxhës.



Këngëtarët pjesëmarrës në realizimin e këngës dhe videoklipit janë: Eliza Hoxha, Roderika Ukelli, Alma Bektashi, Genta Ismajli, Dafina Zeqiri, Naim Bunjaku-Xuxi, Berat Miftari, Aferdita Paqarada, Arba Abrashi, Luisa Boshnjaku, Lyra Zajmi, Alba Morina, Donika Hyseni, Shkumbin Tafilaj, Elta Mehmeti, Nart Mehmeti dhe Xixellonjat.



Video është punuar nga produksioni në Kosovë: Vegim Hashimi, Kushtrim Kadriu, Arion Rizaj dhe postprodukcioni në New York, nën udhëheqjen e Hana Shehu-t.
(Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri Humanitar “Hand To Hand”