>
BIOSHQIP

E Kujt Ishte Vera 2014?

01-09-2014
Kjo verë ka qenë e ngjeshur më shumë se kurrë me prurjet e ndryshme të artistëve tanë. Edhe pse filloi pak herët, që nga muaji maj me lansimet e këngëve "E Dehun" - Era Istrefi, Nora - Baby jem e deri tek këngët e lansuara në fund të gushtit nga këngëtarët si Alban Skënderaj, Yang Zerka etj, mund tëthemi se kishte mjaft videoklipe gjatë kësaj sezone. Kjo verë gjithashtu mendohet të jetë edhe "Vera e artistëve të rinj", pasi përmendim emrat si: Enca, Kida apo Era Istrefi, menjëherë na bien ndër mend hitet e tyre të prodhuara gjatë kësaj vere. Por e kujt ishte vera 2014? Sa klikime patën ata për këtë vit. TeksteShqip.Com ka nxjerrë disa nga statistikat për të treguar se kush ishin më "in" për këtë sezon...

TUNA FT. GETI - MMV



Duket se epiteti "Zogu" vazhdon të jetë kryefjala edhe për këtë vit. "MMV" ishte superprojekti i sjellur nga këngëtarja Tuna në bashkpunim me reperin Geti. U përfol gjithashtu se u harxhuan edhe 45 mijë euro për të bërë këtë klip. Por a u shpaguan ato me 3.7 milion klikime në youtube? Nëse bëjmë një krahasim të vitit të kaluar, ku hiti "Fenix" arriti të grumbulloj afro 10 milion klikime në youtube, këtë vit është më ulët se viti i kaluar. "Fenixi" ishte punuar nga bashkpunëtorët Zzap & Chriss, ndërsa "MMV" nga Kico n'Torch.

DAFINA ZEQIRI FT. LEDRI VULA & DJ SARDI - GOT UR BACK



E lansuar fillimisht në Videofest, pastaj edhe më klip bëri mjaft bujë gjatë këtij sezoni. Madje u përfol se dyshja në fjalë u bashkuan për të mundur "zogun", se a ka qenë e vërtetë apo thjeshtë thashetheme nga gazetarët këtë nuk e dimë. Por nëse është bërë me këtë qëllim atëherë mund të themi se nuk ja kanë arritur, sepse kënga ka arritur të rrëmbejë afro 2.8 milion klikme për sezon, ose 1 milion më pak se "MMV".

DJ BLUNT & REAL 1 FT. LEDRI VULA - NËSE M'DON TI (REMIX)



Një treshe mjaft e duhur për të sjellë një hit. Kënga "Nëse m'don ti" e cila u punua remix dhe më pas u ftua të këndonte edhe Ledri Vula mund të themi se ishte një hit. Kënga u dëgjua mjaft shumë nëpër radio & televisione duke rrëmbyer kështu mëse 2.8 milion klikime në youtube. Ndoshta videoklipi po të kishte promovim më të madh në një rrjet më të gjërë interneti nga kompania përfaqësusese e publikimit të videos, mund të kishte rrëmbyer edhe më shumë klikime!

ELVANA GJATA - PUTHE



Nëse s'ka arritur të jetë një mega hit i kësaj vere, atëherë ajo mbetet si kënga që ka bërë më së shumti bujë nëpër rrjete sociale. Me hashtagun "#Puthe" Elvana ka arritur që të sundojë rrjete sociale si twitter & instagrm për këtë vit. Kënga është punuar nga Flori Mumajesi, është prodhim i kompanisë Threedots dhe ka arritur të grumbullojë më se 1.7 milion klikime në youtube.

DHURATA FT. BLERO - SHUMË O KA MA DON

Edhe kompania Elephant, ose Blero Entertainment më saktësisht ka arritur mjaft sukses me prurjet e tyre në youtube. Blero kësaj here vendosi të vi me një bashkpunim me Dhurata Ahmetaj duke publikuar këngën "Shumë o ka ma don", një këngë e cila u dëxhua mjaft shumë kësaj vere. Klikimet e mbledhura nga ky projekt janë afro 1.1 milion.

FLORI MUMAJESI - TA BOJA ME DRITA



U lansua herët, që në muajin qershor, një këngë e lezetshme me një videoklip mjaft interesant ishte e duhura për të sjellë Flori Mumajesin këtë sezon në skenë. Kënga është cilësuar si mjaft e suksesshme, pasi mbizotëroi si e para në top listat tona për disa javë rresht. Kënga është punuar nga vetë Flori dhe është prodhim i Threedots. Ndërsa ka arritur të grumbullojë afro 1.5 milion klikime në youtube.

KIDA - O'NAJR



Edhe pse hyri para pak kohësh në estradë mund të themi se Kida ja ka dalur mbanë mjaft mirë. Pas "Rikthejm Na', bashkpunimit me MC kreshën, Kida solli "Onajr", një këngë ritmike verore e cila u dëgjua mjaft shumë shumë. Kënga është prodhim i Zzap & Chriss, ndërsa ka arritur të grumbulloj afro 730.000 klikime në youtube.

NORA ISTREFI - BABY JEM



Edhe pse ishte e para që hapi sezonin veror, kënga ngjalli shumë diskutime dhe debate mes fansave nëpër rrjetet sociale. Pasi Nora u shfaq shumë provokuese në këtë klip, arriti të rrëmbejë edhe disa kritika jo të mira nga publiku. Kënga është punuar nga Big Bang dhe është prodhim i RED BOX Entertainment. Mund të themi se ka dalë mjaft mirë duke grumbulluar kështu afro 2.1 milion klikime.

ENCA - A PO T'PELQEN



Mund të themi lirisht se kjo ka qenë vera e artistëve të rinj. Nëse ka ndonjë nga emrat më të lakuara të këtij sezoni, ai është padyshim Enca. Enca Haxhia publikoi plot 3 hite këtë verë, "Ishim Ne' ishte kënga e parë me të cilën u prezantua edhe në Top Fest, pastaj bashkpunimi me Noizyn dhe e fundit "A po t'pelqen". Kjo e fundit thej rekordet e shikueshmërisë jo vetëm në Shqipër por edhe jasht saj, për të mos thënë që në Arabinë Saudite rradhitet e para në listë. Kënga është produkt i Zzap & CChriss, ndërsa ka mbledhur në youtube, hiç më pak se 3.4 milion klikime.

CAPITAL T FT. 2PO2 - POSH



Është lasnuar në 2 javët e fundit të gushtit, por ka mbledhur mjaft klikime sa për tu konsideruar si një ndër këngët më të suksesshme të kësaj vere. Kënga është punuar nga Mixey dhe është prodhim i kompanisë Authentic Entertainment. dDeri më tani ka arritur të grumbullojë plot 670.000 klikime.

SAMANTA FT. ONAT - TI SE DIN SE



Edhe Samanta punoi shumë përë këtë verë. Ajo mblodhi frocat së bashku me reperin nga Kosova, Onatin, pjesëtari I Babastars për të sjellë diçka të bukur, dhe mund të thuhet se ja kanë dalë. Kënga ka qëndruar në pozita të para në top lista tona për 2 javë rresht gjatë muajit korrik ndërsa ka marrë mjaft komente të mira. Kënga është punuar nga bashkpunëtorët Kico n'Torch, dhe ka grumbulluar 1.7 milion klikime në youtube.

ZANFINA ISMAILI - EVERY NIGHT



Edhe Zanfina solli një hit. Pavarësisht klikimeve në youtube që janë ë pakta. "Every Night" projekti veror i sjellur nga këngëtarjaë është pëlqyer mjaft shumë dhe ka marrë komente mjaft të mira nga adhuruesit e saj. Edhe pse Zanfina shfaqet pak më e zhveshur se zakonisht në këtë videoklip, ajo doli mjat bukur. Edhe kjo këngë është punuar nga Zzap & Chriss ndërsa me klikime në youtube është mjaft poshtë, me thuajse vetëm 333.000 klikime në youtube.

RONELA HAJATI FT. AGON AMIGA - VEÇ NA



Nuk po ndalemi nga kompozitorët Zzap & Chriss, të cilët këtë verë kanë punuar shumë fort dhe kanë sjellë mjaft hite në treg. "Veç na" është nje tjetër pordhim i kompanis On Records e interpretuar nga Ronela Hajati & Agon Amiga. Edhe pse ka marrë komente mjaft të mira, mund të themi se është më poshtë se mikja e saj Samanta Karavella, sepse kënga për 2 muaj ka arritur të grumbullojë vetëm 1 milion klikime në youtube.

TINGULLI 3NT - JASHA



Një tjetër pordhim i Kico "n Torch. "Jasha" ishte projetki veror i përzgjedhur nga grupi i Tingullit Trent. Është lansuar në muajin qershor dhe ka marrë komente mjaft të mira. Gjithashtu edhe me klikime në youtube, rradhitet mjaft lart, sepse kanë grumbullar rreth 2.4 milion klikime.

NOIZY FT. LUMI B, LIL-KOLI, VARROSI & MC KRESHA - TAKE A PICTURE



Tashmë jemi mësuar me projektet e një pas njëshme që Noizy sjell çdo verë. Për këtë sezon ai ka zgjedhur të publikojë 2 hite, "Betta den Dem" me afro 2.3 milion klikime në youtube, dhe "Take a Pciture" në bashkpunim me Lumi B, Lil-Koli, Varrosi dhe Mc Kresha për të grumbulluar gjithsej 1.3 milion klikime.

BESA FT. DR. MIC - ZEJEMËR



Ndalemi tek e fundit që është Besa, e cila solli hiç më pak se 3 projekte për këtë sezon veror. E para ishte kënga "Mbretëreshë", e dyta "Zejemër" në bashkpunim me Dr. Mic dhe e treta "Arabia". Mund të thuhet se ka qenë një ndër portagonistet e kësaj vere dhe janë pëlqyer mjaft shumë si këngë. Kënga më e suksesshme e Besës për këtë sezon ishte "Zejemër" e cila ka grumbulluar afro 600.000 klikime në youtube, pastaj "Mbretëreshë" me afro 450.000 mijë klikime dhe e fundit "Arabia" e cila u lansua shumë vonë dhe ka marrë afro 147.000 klikime.

Këto ishin disa nga statistikat e hiteve të kësaj vere. Po të bëjmë krahasimin me vitet e kaluara. Këngë ka më shumë dhe klikime ka më pak. Por lind pyetja. Ku janë hitet e dikurshme? Ato këngët që dëgjoheshin jo vetëm për një sezon por edhe gjatë një viti të tërë. Mesa duket estrada jonë ka filluar t'ju lirojë vendin artistëve të rinj, të cilët kanë qenë më shumë se kurrë të klikuar gjatë kësaj vere. Këngët më të suksesshme gjatë kësaj vere, kanë qenë të punuara nga Zzap & Chriss (ON Records), më pastaj nga kompania Threedots e më pak nga RED BOX Entertainment.
(B.A/Teksteshqip.Com)

E Kujt Ishte Vera 2014?