>
BIOSHQIP

Të Njohurat Shesin…

10-11-2014
Disa nga të njohurat tona kanë ditur ta shfrytëzojnë mirë emrin dhe popullaritetin. Ato, kanë hapur biznese dhe falë famës së tyre kanë përfituar dhe fitojnë mirë. Indeksonline ju njeh me të njohurat që po e vënë emrin e tyre në shërbim të biznesit personal.

Morena Taraku
Është miss dhe modele e njohur, femër tejet e mediatizuar. Morena, ka hapur një dyqan me veshje. Thotë se puna po i ecën mirë.



Gili
Dikur ka qenë në krye të listës së më të pëlqyerave, sot që nuk është më në mesin e më të angazhuarave, Gili ka hapur një sallon bukurie. Synon që ky të jetë një nga sallonet më të frekuentuar në Prishtinë.



Agnesa Vuthaj
Miss Agnesa është shndërruar në një femër që pretendon shumë në biznes. Aktualisht ka vetëm një dyqan me fustane, këpucë, çanta e aksesor, por siç marrim vesh, planet e saj për zgjerim janë shumë të mëdha.

Ryva Kajtazi
Këngëtarja Ryva Kajtazi gjithashtu ka hapur një dyqan me fustane glamuroz, të cilin tashmë e ka furnizuar edhe me linja të tjera veshjesh. Tregon se suksesi nuk po i mungon.



Rovena Dilo
Ndryshe nga kolegët e sipërpërmendura, Rovena Dilo ka një lokal, në të cilin njerëzit shkojnë për të kaluar orët, për të pirë kafe dhe për tu kënaqur. Ndër vite ky biznes i sjell fitime të mira asaj.



Jonida Maliqi
Dihet botërisht që këngëtarja Jonida Maliqi është femër e zonja dhe se biznesi me këpucë i shkon mirë. Është me stil dhe imazhi i saj shet.



Alketa Vejsiu
Së fundi edhe Alketa Vejsiu ka hapur dyqan. Prezantuesja shqiptare po përpiqet me mish e shpirt që ta imponojë dhe publikoj biznesin e saj me fustane elegantë.



(Indeksonline)

Të Njohurat Shesin…