>
BIOSHQIP

Artistët Urojnë 8 Marsin

09-03-2015
Festa e 8 Marsit duket se i ka nxitur postimet në rrjetet sociale nga artistët shqiptarë, duke uruar dashuri e mbarësi për gjithë gjininë femërore.



Këngëtari i mirënjnohur, Labinot Tahiri, ndër tjerash shkruan: "Urime 8 Marsin! Me lule a pa lule, ti je lulja e jetës sime -nënē- e çdo fēmije dhe nëna ime".



Nuk ka munguar as urimi i Flori Mumajesit, i cili shkruan:"Nënat na mbajnë përdore për një kohë të shkurtër kur jemi të vegjël, por në zemrën e tyre na mbajnë përgjithmonë. Gëzuar 8 Marsin!".



Aktori dhe këngëtari i shquar, Ermal Mamaqi, shkruan:"Gëzuar për gjitha nënat dhe në veçanti për mamin tim".



Shpat Kasapi ka uruar edhe ai me fjalët: "Mbretëresha ime, urime 8 Marsin, të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për mua dhe që gjithmonë e kam pasur përkrahjen tënde, së pari si shok, pastaj si nënë. Gëzuar për të gjithë nënat shqiptare".



Në ndërkohë, këngëtari Dafi Derti, njëherit dhe bashkëshorti i Silva Gunbardhit, uron:"Urime festën e shtrenjta nëna ime, gjithashtu ju uroj të gjitha nënave kudo nëpër botë, gëzuar festën".



Shumë prej artistëve urimin e kanë përcjellur edhe me nga një foto, ndërsa reperi nga Presheva, Gold Ag ka uruar vetëm me një fjali: "Hakun ndaj teje s'mund ta kthej kurrë, nënë".



Përveç urimeve nga artistët shqiptar, edhe artistet vetë kanë uruar për transparencë dhe më tepër liri për të gjithë gjininë femërore në botë. Aurela Gaçe uron: "Gjej momentin të uroj çdo femër, grua e nënë. Kam vetëm një urim, dashuri marrshi pa kufi".



Ndërkaq, edhe Leonora Jakupi, nëpërmjet një shkrimi në fan pagen e saj, uron: "Gëzuar 8 Marsin të githa nënave! Respekt, dashuri dhe nderim pa kufi për misionin sublim që ato përmbushin në këtë botë plot vështirësi dhe problematika. Gëzuar!".



E magjishmja, Elvana Gjata uron kështu: "Shumë dashuri, vlerësim, përulje për të gjitha!".



Remzie Osmani uron: "Urime 8 Marsin të gjitha nënave, grave, motrave shqiptare".



Edhe Gjyste Vulaj ka uruar me këto fjalë: "Motra, kushërira, shoqe, femra, gëzuar 8 Marsin...".

Ishin këto disa nga mijëra urimet e përcjellura nga vetë artistët shqiptarë për ditën e femrës në përgjithësi. Sivjet si duket u kremtua më vrullshëm se çdo vit tjetër, ku nënat dhe vajzat shqiptare buçisnin nëpër rrugë dhe lokale duke dëfryer e festuar.
(Arsim Kolari/Teksteshqip.com)

Artistët Urojnë 8 Marsin