Më mbaj mend (për 1 muaj)

Armend Regjepagiqi - Dashurine Ku E Kam

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Vjen nje ditë e do të kthehem
Rrugës sime do t'kaloj
Nga dritare e shtepisë sate
Sy të huaj do t'më shikojnë
Do t'më shtrëngon diçka në zemër
E s'do t'më le as frymë të marr
Dashuria ime e parë

Njerëzit shkojnë e njerëzit kthehen
Kujt t'i kthehem unë nuk kam
Mysafir si i paftuar
N'zemër të secilit jam
Fryn veriu fryn rreth meje
Në mëshirë të fatit jam
Dashurinë o ku e kam

Krejt çka dua tjetërkujt i ndodhë
e secila m'duket se të ngjanë
A A A
Perëndo përgjithmonë o diell
Thaju lule në pranverë
Dashurinë o më s’e kam
O O O
Shtjerru zë i bilbilit
Thehu shpatë në dorë të trimit
Dashurinë o më s’e kam

Njerëzit shkojnë e njerëzit kthehen
Kujt t'i kthehem unë nuk kam
Mysafir si i paftuar
N'zemër të secilit jam
Fryn veriu fryn rreth meje
Në mëshirë të fatit jam
Dashurinë o ku e kam

Krejt çka dua tjetër kujt i ndodhë
e secila m'duket se të ngjanë
A A A
Perëndo pergjithmonë o diell
Thaju lule në pranverë
Dashurinë o me s’e kam
O O O
Shtjerru zë i bilbilit
Thehu shpatë në dorë te trimit
Dashurinë o më s’e kam.
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)