Më mbaj mend (për 1 muaj)

Nonda Kajno - Ne Humbëm Në Mjegull

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Kjo mbrëmje vjeshte
tretet
në pika shiu
pa pushim,
shikoj fotot
e tua,
nuk gjej dot paqe,
qetësi.
Si në lojë bixhozi
i kthej mbrapsht,
datën, vitin shoh
kur dilnim bashkë.

Refreni:
Ne të dy humbëm në një mjegull
plot harrim,
yjet më, s’ndriçojnë siç soditnim
ne çdo natë.
Nuk e di pse fotot unë akoma mbaj
në dorë,
si ky qiell sot unë për ty
po qaj.

Një vit më parë
më thoje
se m’ doje mua
marrëzisht,
nuk kishe frikë jo
vdekjen,
por jetën bosh,
pa dashuri.
Sot pa njeri-tjetrin
marrim frymë,
fikur si kandil
kujtimi yt.

Refreni:
Ne të dy humbëm në një mjegull
plot harrim,
yjet më, s’ndriçojnë siç soditnim
ne çdo natë.
Nuk e di pse fotot unë akoma mbaj
në dorë,
si ky qiell sot unë për ty
po qaj.
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)