Më mbaj mend (për 1 muaj)

Milaim Mezini - Remnikut I Dalim Zot

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Hejjj, kur lind djelli rreze lëshon, ngroh çdo zemer n'shpirtin tonë, kur lind djalë gëzohet nana, edhe pushkës ja shkrep baba, n'karadak n'ato male, lindi djalë nana shqipëtare, 1960, Selim Sejdia erdh në jetë, syni i djalit në moshë më të re, po brumoset o për atëdhe, djep prej druni e bekoj Zoti me u ba trim si Kastrioti, na u rrit djali e është burrnu me nje vajzë e kan feju, fati i mjerë ajë çoftë mallku nuk e lan as me u martu, iku Turku na erdh Sllavi o vjen oj 3-ti ma i zi Bullgari.

15 mars, 42 Serb, Bullgar n'Remnik kan hy, rrethim t'hekurt katër anë plotë 5 ditë t'rana janë kanë, n'tym e n'flakë krejt toka jonë, yje,hanë nuk po rrezojn, krime bajnë shkije e bullgar veç pse ishin krejt Shqipëtar, rrahje e vrasje e pushkatim, i gjallë Remniku s'njeh dorëzim, fytë për fytë me pajoneta mbrohet vendi, nderi e jeta, qohet n'kam Selimi thotë na Remnikut i dalim Zot, ballë për ballë i dulë armikit mbrojti fshatin biri i Remnikut, largë ju n'di zani këtij trimi ooo poj knon pushka si za bilbili.

Halil Selmani e thotë një fjalë me i dalë hasmit kem me i dalë, n'ditë më të vështira njihet trimi, udhëheq fshatin e u vnu Selimi, krejt Remnikun po e bashkojmë si ni pushkë bashkë po luftojm n'xhami burrat janë tubu, ideali i ka bashku, nis përleshja e flakë gryk'holla flakë të madhe dridhet toka dy dragoj djem Karadaku, Bislim Sefia, Halit Boshnjaki i rrept Ymer Sylejmani me bullgar fytë-fytë shkon djali, tymë e flakë u m'lu zhedeni hidhet m'sulm Selim Skifteri veç me armë e besë Shipëtare, o shkije e bullgar kemi me i qit fare.

O t'jam gjak prej Kastrioti për këtë dhe m'ka beku Zoti, prej gji t'kullës nana m'rriti Sali Salihu bir Remniku kurr për ne su lodh Evropa me gjak t'Shqipeve s'kuqet toka për liri nuk pyetet çmimi bashkë 3 vllazni Ibrahimi, flakë Dauti e zjarrë Bajrami përkrahë tyne vlla Shabani, fjalën n'besë burrate dheut jeten ja kan falë atëdheut, vepra e trimave s'humbet kurr, gjaku i tyne dritë n'flamur, pushken tane ooo Idriz Seferi e mbajti n'dorë Selim Skifteri mu këtë zemer t'karadakut ooo çdo pushtuesi i kem dalë hakut.

Hejjj, Remnik zemer Kastrioti, me kta djem na bekoj Zoti,në krejt botën kudo jem, trimat tu n'zemer i kem, vjen Selimi i gjallë n'Remnik, si vigan që s'njeh armik, sod në bronz po e përjetësojm, n'qendër t'fshatit trimin tonë, në atë emër të skalitur n'gurë, gjaku jujë shëndrit n'flamur, n'Remnik ku ju ka rritu nana, për ju gjithmonë knohet kanga, o ju trima si shiponjë, jeni t'gjallë në mesin tonë, moj Pranver ma e bukura stinë, na kujtojn krenar lavdin, n'tel t'lahutës e qiftelis, heeeeej krenar n'paqeeeee ooooooo të historis o njo heeeeeeeeeej.
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)