TEKSTESHQIP

Korrotos
Pjesa E Erret E Shpirtit Tim
Lyrics

Ndjej te ftohtit e frikës
ndjej kënaqësinë e errësirës
ndjej heshtjen e tmerrit
ndjej që pjesa e errët thellë në shpirtin tim po zgjohet...!

Zbehtësinë e natyrës e dua
aty vetëm ku drita e hënës depërton
...vetëm ku drita e syrit të ujkut shkëlqen
ku errësira e përhershme mbretëron...!

Përmes ushtimës së stuhisë malore
e rrethuar me zërat e ujqërve të uritur
dëgjoj një zë që më thotë...
je drejt rrugës pa fund...drejt sekreteve të errëta...!

Nuk ndjej dhimbje, nuk ndjej gëzim
i zhytur thellë në errësirë vlon gjaku im
fuqia e errët e shpirtit tim
s'do të ketë kurrë mbarim

DËRGOI: