>
BIOSHQIP
Biografia
Stefani Joanne Angelina Germanotta, e njohur më mirë me emrin e saj të skenës Lady Gaga, është një këngëtare-kompozitore Amerikane e muzikës pop. Ajo filloi të performonte në skenën e muzikës rrok në pjesën perëndimore të qytetit të Nju Jorkut në vitin 2003 dhe u regjistrua në universitetin e arteve të Nju Jorkut. Shpejt, ajo nënshkroi me Streamline Records, një degë e Interscope Records. Gjatë kohës së saj tek Interscope, ajo punoi si kompozitore për artistët e tjerë dhe tërhoqi vëmendjen e Akon-it, qe njohu aftësitë e saja vokale, dhe e bëri të nënshkruante për studion e regjistrimit të tij, Kon Live Distribution. Lady Gaga erdhi në ngritje pas publikimit të albumit të saj të parë The Fame (2008), që ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe fitoi popullaritet botëror me këngët e saj "Just Dance" dhe "Poker Face". Albumi doli në vendin e parë të klasifikimeve në gjashtë vende, doli ne dhjetëshen më të mirë në botë, dhe në krye të klasifikimit Dance/Elektro për albumin, si dhe në vend te dytë ne klasifikimin Amerikan të dyqind këngëve më të mira. Bazuar ne suksesin botëror të "The Fame", Lady Gaga nxori në treg albumin e saj të dytë që e titulloi "The fame Monster" (2009), në këtë album ajo bashkë me kompozitorin ReOne prodhoi dy këngë që shumë shpejt u bënë kryesuese te klasifikimeve botërore. "Bad Romance" dhe "Telephone" të cilat e çuan të bënte një turne te dytë pas "The Fame Ball Tour", që e titulloi "The Monster Ball Tour". Ndërsa albumi i saj i tretë “Born This Way” u publikua më 23 Maj 2011, ndërsa kënga shoqëruese e këtij albumi, me të njëjtin emër u publikua më 11 shkurt te vitit 2011. Frymëzuar nga artistët glam rock si David Bowie dhe grupi Queen,si edhe këngëtarët e muzikës pop si : Madonna dhe Michael Jackson, Lady Gaga është e njohur për sensin ndryshe të stilit të saj si një artiste regjistrimi, në mode, në performanca si edhe në videoklipet e saj. Kontributet e saj në industrinë e muzikës i dhuruan asaj shumë çmime duke përfshirë dy çmime Grammy, dy rekorde botërore Guiness dhe shitjen e mbi 17 milion albumëve dhe rreth 51 milion këngëve në të gjithë botën. "Billboard" e emëroi atë si artistja e vitit 2010 dhe e rënditi atë si artisja e tetëdhjetë e shtatë e dekadës së vitit 2000. Lady Gaga ka qenë e përfshirë në listën vjetore të revistës "The Time" dhe e ka renditur atë si një nga njëqind njerëzit më të fuqishëm në botë, gjithashtu revista "Forbes" e ka renditur Lady Gagën si personin e katërt më të fuqishëm në botën muzikore.Ndërsa rënditet si personi i tetë më i pasur ne botë.