>
LETERSISHQIP

Çdo Ditë Nga Një Varg

Çdo ditë nga një varg hedh në letër,
Nga një gur vendos shtëpisë dashuri.
Pastaj rrëmbej edhe një letër tjetër,
E ndërtoj me të një kullë art-poezi…

Ti nuk e kupton sot Lorenc i dashur,
Se fjalë e strofa çdo ditë, e përkushtim,
Me ëmbëlsinë e shpirtin të butë-matur,
Do lindë libri, me fytyrën tënde në agim…

Ky është nga ana ime një tjetër adhurim!