TEKSTESHQIP

Lefter Proko
Nur Baba Selimi
Lyrics

Një muaj të tërë këndove duvanë,
nur baba Selimi nur të qofshim falë.

Erdhi melaqeja të pruri selamë,
nur baba Selimi nur të qofshim falë.

Mu në mes të odës e shtrove arkanë,
nur baba Selimi nur të qofshim falë.

Muhip e Dervishë rreth e rrotull qajnë,
nur baba Selimi nur të qofshim falë.

Me sy nuk të shohim o pellumb i bardhë,
nur baba Selimi nur të qofshim falë.

Të presin fëmija ti puthësh në ballë,
nur baba Selimi nur të qofshim falë..

DËRGOI: