>
BIOSHQIP
Biografia
LUL DxE flet qartë! Rapperi me origjinë kosovare është i pacenzurë. Ai në këngët e tijë mbi përditshmërinë e lagjes multietnike Tscharnergut flet për rivalitetin, respektin në skenën Hip-Hop si dhe për vështirësitë e integrimit. Si të huaj LUL DxE, në person Lulzim Axhami, paragjykimet e vendësve ndaj të huajve e lëndojnë shpirtërisht. Tekstet e këngëve janë të liruara nga komplekset e mentaliteteve paqë-gëzim-ëmbëlsirë! Punchlines dhe rima paraqiten fortë, të vrazhda dhe në mënyrë direkte. LUL DxE qëllon pikën e zezë, ndanë dhe qëllon me saktësi. Prapë se prapë ai sheh vehten si urëlidhës mes kulturave si dhe luftëtarë kundër paragjykimeve, pa marë parasysh se nga kush vijnë ato : Edhe unë mundem të këndoj një lloj soft-rap, por këtë nuk do ta dëgjonte asnjeri. Unë pozicionohem qartë. Fjalori brutal është një llogari, mua më nevoitet nji provokim për t’i ngacumar v¨mendjen çdonjërit. Për muzikën e tijë LUL DxE fitoj çmimin e Bashkësisë së qytetarëve të Bernit. Para pak kohe ai qe njëri nga fituesit e Festivalit Pro Helvetia swixx me temën migracioni dhe kultura. Angazhimi i tij e bëri atë shumë shpejt si person të kërkuar nga mediat. Lajmet e mbrëmjes të televizionit shtetror SFDRS para nji kohe jo të largët solli nji reportazhë të gjatë mbi rapperin inteligjent nga lagja Tscharnergut, kurse e përditshmja Berner Zeitung e ftoi atë së bashku me drejtorin e Entit Federativ për Migrim në një intervistë. Se LUL DxE bën pjesë me rapperët më të talentuar të vendit e dëshmoi vitin e kaluar me këngën Maxi Baby Love Yaa. Pa menager profesional ose pa reklamë promovuese në media Control Single-Charts ai u emitua masivisht në VIVA. LUL DxE është larg të bëhet One-Hit-Wonder, mirëpo ai me vite bën pjesë në nëntokën e skenës së Bernit. Qysh si i ri rappte ai me pseudonime të ndryshme nëpër tubime rinore nëpër klubet e Bernit. Ai vazhdimisht profilonte stilin dhe përmirësonte këngët e tijë. Ai u ndihmua nga rrethi i ngushtë i shokëve të tij. Kështu Armin-S përkujdesej për produkcionin kurse Bernhard Lüthi prapa skenës kujdesej për nji qelizë tejet kreative themeltare të perëndimi i Bernit, i cili prodhoi tingujt e majmë për albumin. Në Tscharni, si lajkatohet lagjja në perëndim të Bernit, u krijua në verën e hershme 2005 albumi i parë ( Aurora Music/distribuimi:ZYX): Läbe mit Plan ( Jeta e planifikuar ) është e ngarkuar me tekste të mprehta në dialektin e Bernit si dhe me tekste nga shqipja. Këto tekste përmbajnë përplot punchlines të forta, tinguj të ashpër, çmenduri të errëta dhe vallëzime monstruoze. Këto elemente paraqiten edhe tek Läbe ohni Plan ( Jeta pa plan ) si dhe tek Rap ghört mir ( Rappi më takon mua ). Kështu rapperi nga perëndimi i Bernit paraqet nji kandidat për kronën e rappit në Bern. Skena Hip-Hop e cila viteve të fundit ka zënë djam dhe ka rënë në gjumë ka patur nevojë për nji shqelëm nga LUL DxE.

Në vitin 2005, Lul Dxe publikon albumin "Läbe Mit Plan".

Më datë 5 Maj 2006, Lul Dxe publikon videoklipin "Baby Luv Ya", në bashkëpunim me Oran-G.

Më datë 25 Shtator 2015, Lul Dxe publikon videoklipin "Rückkehr".

Më datë 9 Tetor 2015, Lul Dxe publikon videoklipin "Albophobie".

Në vitin 2015, Lul Dxe publikon albumin "Reditum".
DËRGOI:

KATEGORI: