Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Dashuri Me Lotë

Mos vuaj moj bukuroshe
mos vuaj për dashuri
po sikur ta dinte vlerën
zdo të linte me lotë në sy.

Ti vuan ditë e natë
por ai fle rehatë,
ti jastëkun e lag me lot
e mallkon jetën sot.
Por atij si bën fare për ty
e ta shkatërroi këtë rini.

Të la të vetmuar
duke e ditur
se ti vetëm atë e don
iku e të braktisi
lidhje tjetër nisi.

U largua ndoshta
pa asnjë fjalë e pa lamtumirë
të la të gjindesh e vetme
në këtë kohë të vështirë.

Pra mundohu
ta harrosh të kaluarën
e të kesh durim
se do të vijë një ditë
e për atë zdo të ketë shpëtim.

Atëherë ti do ta ndreqësh jetën
e do jetosh në lumturi
se të kaluarën e pa fat
do ta përmbush
vetëm një tjetër dashuri.

Një dashuri e pastër
një dashuri e sinqertë
një djalë që të bën
të kaluarën ta harrosh për jetë.

Ajo ditë do të vijë
shumë shpejt
e do mbetesh në habi
se vetëm shpresa të mbanë
që ta vazhdosh jetën përsëri.

- poezi nga Lulzime Rexhepi


- Poezia u dërgua nga Lulzime Rexhepi -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  26