Lutfi Coka

Thënie nga Lutfi Coka

DËRGO NJË THENIE

Thënie nga Lutfi Coka

Thënie

Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
  • 2022-01-27 05:05:55
    Lumturi është të kesh një familje të madhe, të dashur, të kujdesshme dhe të lidhur në mes vete... në një qytet tjetër.
     aforizma
    1
    771
  • 2022-01-27 05:10:20
    Arsyeja pse gjyshërit dhe nipërit shkojnë kaq mirë është se ata kanë një armik të përbashkët.
     aforizma
    2
    770
  • 2022-01-27 05:04:08
    Bashkëshortësia, zoti, fëmijët, të afërmit dhe puna. A nuk e kuptoni se çdo idiot mund të jetojë kështu dhe kështu jetojnë shumica?
     aforizma
    0
    767
  • 2022-01-27 05:15:11
    Unë jam vërtet një “udhëtar i vetmuar“; nuk e kam ndier kurrë se i përkas atdheut, miqve e as të afërmve të mi më të ngushtë. Në të vërtetë, përballë këtyre lidhjeve kam pasur gjithmonë ndjenjën e qartë të të qenit i huaj dhe gjithmonë, kam ndier nevojën për vetmi.
     aforizma
    0
    767
  • 2022-01-27 05:02:33
    Të afërmit janë si këpucët: sa më të ngushtë që të jenë, aq më shumë shkaktojnë dhembje.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:03:09
    Urrejtjet mes të afërmve janë më të hidhurat.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:05:04
    Burri duhet të martohet me një grua nga një familje me kushte të njëjta; në fakt, nëse martohesh me një nga një familje me kushte sipërore, do të fitosh një padron, jo të afërm.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:06:37
    Kush ka shokë ka dikë, kush ka të afërm nuk ka askënd.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:07:08
    Kush dëshiron të jetojë dhe të mbetet me shëndet, qëndron larg nga të afërmit e vet.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:07:44
    Familjet e rëndësishme janë si patatet. Pjesët më të mira janë nën dhe.
     aforizma
    2
    766
  • 2022-01-27 05:08:18
    Një mik besnik vlen dhjetë mijë të afërm.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:08:47
    Të afërmit janë thjesht një bandë njerëzish të mërzitshëm, krejtësisht pa favor dhe po aq të paaftë për sa i përket zgjedhjes së momentit për të vdekur.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:09:32
    Të afërmit që jetojnë larg janë më të mirët, dhe sa më larg që të jenë, aq më mirë.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:09:52
    As gjyqtari më i mençur nuk di të gjykojë një grindje mes të afërmve.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:10:57
    Zoti na jep të afërmit; për fat miqtë mund t’i zgjedhim vetë.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:11:44
    Ata që shpresojnë te të afërmit mbeten me gishta në gojë.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:12:25
    Qeverisja e një familjeje është pak më pak e vështirë sesa sundimi i një mbretërie.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:12:56
    Nuk mund të mos i urrej të afërmit e mi. Unë supozoj se kjo rrjedh nga fakti se askush nuk mund të durojë që të tjerët të kenë të njëjtat të meta si ne.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:13:34
    Të afërmit gjarpërinj, kushërinjtë vrasës, vëllezërit thika.
     aforizma
    0
    766
  • 2022-01-27 05:14:24
    Një i afërm i varfër është gjithmonë një i afërm i largët.
     aforizma
    0
    766