TEKSTESHQIP

Maksi Kulla
Kur Të Trokas Në Derë
Lyrics

Kur të trokas në derë, hape atë shpejt,
Se durim nuk kam të pres jashtë,
Kjo dreq kohë është kaq e sertë
Sa ndjehem i brishtë, në mot të acartë.

Kur të hedh krahët në qafë, mos u spraps,
As kur të kreh me gishta të mirat flokë,
Mos më largo, më lërë vetëm një çast,
Të ndjej frymën tënde, afshin tënd të ngrohtë.

Kur të puth në buzë, më puth edhe ti
Se nuk prishet gjë, nuk bëhet qahmeti,
Se për mua je një madem floriri,
Je një fllad i ëmbël, valëzë e ëmbël deti.

Kur të zbërthej kopsat dhe të dalë gjiri,
Mos u tremb prej meje se nuk t’i dëmtoj,
Se nga gjithë të tjerët unë jam më i miri,
Ndjehem si çapkën, kur me to lodroj.