Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Dashurie

Si Ike Pa U Përqafuar

Si ike pa më përqafuar
Të gjithë përqafohen
Edhe miku me armikun
Retë me retë
Dielli me hënën
Si ike pa më përqafuar
Vetëm ne
Vetëm ne
Mbetëm pa krahë
Dy plus dy bëheshin prapë dy
Me ty
Dhe një plus një bëheshin prapë një
Me ty

Krenaritë u rrëzofshin si kulla
Nuk i dua kështjellat pa ty
Derdhi fjalët, sytë
Qepmu si ujëvarë në krahë
Hapat zbathur merri
Mërit lëri
Zbute zemrën gjuetare
Mos më gjuaj me harqe triumfesh
Fitove ti, duart hapur lart
Dorëzohem
Përqafomë
Duamë, bëj ç'të duash

Si ike pa më përqafuar
Miku me armikun përqafohen
Hipokritët
Politikanët
Banditët
Vetëm ne
Vetëm ne
Shekullorët idhnor
Dashnor të përjetshëm
Shiu me tokën përqafohen
Toka me qiellin jo
Dhe ne...
Nuk përqafohemi
Nuk përshëndetemi më

Krevatet modeste munguar
Petalet skuqnin çarçafët e bardhë nga vesa
Sabahve të majit
Sabahve të ngrohta
Qepallat puthur sysh
Lakuriq përqafuar
Si trëndafilat
Notat muzikore
Në bahçen matanë
Zogjt, cicërimat dhe jargavan
Tani humbur atyre hënave
Larg përqafimeve
Larg syve të mallit

Si ike pa më përqafuar
Miku me armikun përqafohen
Lumenjt dhe detet
Malet me qiellin
Vetëm ne
Vetëm ne
As nuk shihemi
As nuk flasim
Humbur stacioneve
Dashnor të idhnuar
Të paharruar
Pa përqafuar
Gjuetar të kohës
Gjuetar të mallit

- poezi nga Mario Yzaj


- Poezia u dërgua nga Mario Yzaj -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet