>
LETERSISHQIP

Zogu Fluturoi

Kur zogu fluturoi
një pendë të vogël lëshoi,
zogu fluturoi dhe u ndal në një pemë, ...
e pashë, atje kishte bërë folenë.

Dëgjova disa zëra që cicëronin,
ata nënën e tyre kërkonin,
kur një zë i ëmbël u dëgjua,
ishte nëna që u afrua.

Sa bukur e sa lezet,
kur ushqente bebat me sqep,
zogu rrinte lart në një pemë,
Që ta ruante mirë folenë.

Kur një gjarpër zvarranik,
u ngjit në pemë si llastik,
folenë e tyre kërkonte,
ti hante zogjtë, t'i gllabëronte.

Kur një mace u ngjit në pemë,
e rrëzoi gjarprin dhe shpëtoi folenë,
zogu qante, por pushoi
macja bebat mi shpëtoi.