>
LETERSISHQIP

Dilemë

Ka momente që jeta
me bën të dyshoj
a jam njeri apo zog,
Sepse ma jep,
çdo gjë me thërrime:
Thërrime dashurie,
Thërrime lumturie,
Thërime drite,
Madje edhe,
Thërrime buke,
Jetë e dashur,
Unë nuk jam zog,
Nuk dua thërrime,
Une jam njeri...
Edhe pse ti me
Bën ta dyshoj këtë fakt.