>
LETERSISHQIP

Mes Dy Detesh

Mes dy detesh them të rri,
Nga kureshtja do ve re.
Mbase shpejt s'do të mbërri,
Por dhe shpejt, nuk ka përse.

Domosdo që do të lagem,
Madje i lagur do të vi,
Ndoshta nga uji do plakem.
Në mes detesh do të rri.

E nëse vonohem...
Ndoshta ti do më kërkosh.
Unë nga detet nuk largohem,
Mendjen dot s'do ma ndërrosh.