>
LETERSISHQIP

Për Shqipërinë

Të kam thënë nënë, me gojën plot,
E bukura, e madhja Shqipëri,
Dykrenare kuqëlon,
Si dikur...njëjt dhe tani.
Se pa ty s'do isha rritur,
Më dhe tokë, dritë dhe shpres',
Sikur linda nga një nënë,
Tek ajo prap do të vdes.
S'ule kokën nëna jonë,
Kur këndonte zogu i zi,
Nuk do dija kush do isha,
Po mos ishe ti Shqipëri.
Të kërkone armiku-nënë,
Të coptoj, të mori dhenë,
Ti qëndrove mëmë krenare,
Për fëmijët bëre benë!
Nën gurët e tu linda,
Në lulëkuqe, luadhe jetova,
Të të shihja ty të lumtur,
Dhe i lumtur të jetoja.
Sa nëntore ke festuar,
Dykrenare fluturon,
Zoti ty të pastë bekuar,
Je burrneshë, je nëna jonë!
Ne shqiptarë jemi lindur,
Dhe të tillë do mbyllim sytë,
Për atdhe, për nënën tonë,
Nuk kërkojmë një të dytë!
Ruaje Shqypninë edhe lëvdoje,
Ashtu siç bënë të parët tanë,
Kudo të jesh vetëm kujtoje,
Për nënën tënde dhe për vatanë!