>
LETERSISHQIP

Udhë Shprese

Çdo ditë e re ka përfunduar,
S'shkëlqen më dielli në kupolë,
Madje dhe hëna trazuar natën,
E ka ndriçimin të zbehtë, të hollë.

Ku janë mëngjeset me pulëbardha?
I dua ditët me shumë shpresë,
Vonuan ëndrrat rrugëtimin,
U pezmatuan në harresë.

Nuk ka kuptim nata pa yje,
As dita pa diellin në mes,
Të flesh trishtuar natën,
Të zgjohesh trishtueshëm në mëngjes.

Vrapoi dhe u harrua drita,
Zullum rrugës pa shpresë po nxjerr,
Nëse do vinë ditë të mira,
Shpirti gëzimin do ketë ndjerë.

E ndoshta ëndrra nuk do shuhet,
Do nisë një udhë të re, të gjatë,
Mjafton të zgjohesh në mëngjes,
Një herë me sy pa lotë, të thatë.