>
LETERSISHQIP

E Përjetshme

Ti, kujtim i pashuar,
Ëndrrat mi trazon kur fle,
Një qiri që s'ka të shuar,
Syve tua rënë pre.

Sikur nata edhe dita,
Shpejt kalon në rrugëtim,
Si të ishe yll ndriçuar,
Galaktikë pambarim.

Retë të fshehin mbrapa tyre,
Atje ku s'të kap dot unë,
Dhe kur ulesh horizontit,
Barikada t'larta shumë!

Një dëshirë mes ëndrrash strukur,
Një qiri që s'ka të shuar,
Të ndriçon nga pak mesnatën,
Dritën për të përmalluar!