>
LETERSISHQIP

Një Mijë Netë

Do jem ajër, të jetosh,
Nuk do tretem e po ika,
Do bëj shumë të më kujtosh,
Fjali me tre pika!

Do të vi parmakut tënd,
Të të mbush me frymë,
E nëse s'të le,
E mëngjesit brymë!

Kurrë s'do të të shqetësoj,
Ti do rrish e qetë,
Unë të vi në shumë mënyra,
Do më ndjekësh vetë!

E sado të më mohosh,
Do kesh nostalgji,
Një mijë netë do më kërkosh,
S'do vij unë, por ti!