>
LETERSISHQIP

Kush

Sa shumë kam bërë për të tjerë,
Edhe çfarë mora?! Mërzi pafund...
Një i pafat në zemër thyer,
Që s'di të shkojë askund!

E kam kuptuar çfarë meritoja,
Prandaj po shkoj pa bërë zë,
Nuk kam ç'të flas më shumë,
Kur ti në zemër thika vë!

Një i pavlerë në mes shumë udhësh,
Që pas nuk ndiqet nga askush,
Tash kur të thonë pse u largua!
Ti thuaj vetëm: kush?