>
LETERSISHQIP

Shpirt I Dytë

Ku je?! Qysh vjen mendueshëm pak nga pak,
Që lart mbi ret' drejt përmbi dhet,
Shigjetë e mprehur shikimi jot,
Mbi zemrën time shpon i qet'.

Je ulur larg, por sytë e mi të panë,
Një ndjenjë llaftare mu afrua,
Shkëlqen si prush, si mot më mot,
Që s'mu largove dot.

Kujtimi im që brodh' pas teje,
Njësoj si retë nuk është i qetë,
Me zjarr e flakë buçet ndaj meje,
Me zemër shkretë, por ndjeje!

Në qetësi sheh lart nga retë,
Ku malli i dhembshur zë të mbyt,
Sado që ikën a ndoshta fshihesh,
Të shoh njësoj si shpirt i dytë.