>
BIOSHQIP

Mihrije Braha Feston Ditëlindjen Pa Dhurata

15-11-2013
Jo si zakonisht këngëtarja e njohur Mihrije Braha sot po feston ditëlindjen e saj pa marrë asnjë dhuratë.

Këtë vendim ajo e mori me dëshirën e saj duke mos dashur që antarët e saj të familjes të dalin jashtë shtëpisë për të blerë ndonjë dhuratë.

Mihria bënë të ditur se deri më tani ka marrë shumë urime në sms dhe thirrje telefonike.

“Përveq urimeve prej më të bukurave që po më vijnë nga të gjithë familja, miqtë, fansa e dashamirë që po më bëjnë të ndjehem tepër mirë sot, kam vendos të qëndroj në shtëpi.



Po festoj në gjirin familjar në atmosferë fantastike, shumë e ngrohtë dhe pa dhurata e obligime. Kështu qenka më e bukur festa madje shumë e bukur. Kur njerëzit më respektojnë dhe më duan, kjo është dhurata më e çmuar për mua, prandaj jam e lumtur.” ka thënë ajo për “Zëri”.

Mihria edhe pse i mbushi mbi 40 vjet ajo nuk mendon për plakje, gjithmonë në paraqitjet e saj mundohet të duket sa më rinore. Ajo që po bënë pikërisht në këtë moshë janë mos zbulimi i sakt i viteve të saj.

“I mbyti kurreshtja njerëzit me dit sak sa vjet i kam bërë dhe për këtë arsye nuk po i tregoj vitet. Mandej shumë njerëz lidhen me kusht për vitet e mia, dikush edhe e humb kushtin e dikush e fiton (qesh) dhe kjo është e bukura e krejt kësaj” shprehet në fund ajo.
(K.B/Zëri)

Mihrije Braha Feston Ditëlindjen Pa Dhurata