>
BIOSHQIP

Mihrije Braha: Gati Balada Ime Për Xhirimet E Fundvitit

22-11-2013
Lidhja e fortë me këngën po e shtynë të sjellë krijime më të shpeshta artistike. E teksa po përgatitet për gjysmëfinalen e madhe të festivalit “Kënga Magjike”, këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha është duke punuar në krijimin e radhës. Në fakt këngën e saj më të re, këngëtarja ka treguar se e ka përfunduar.

Ndërsa shpejt pritet edhe lansimi i saj. “E kam incizuar edhe një baladë për xhirimet e fundvitit. Është një baladë me një tekst me të vërtetë të bukur. Kënga titullohet ‘Ani, ani, ani’. Tekstin e këngës e kanë shkruar Granit Gashi dhe Driton Sopa. Tekst, muzikë, orkestrim dhe incizim...të gjitha këto janë të bëra në studio ‘Genton’ këtu në Prishtinë”, ka treguar Miki në fillim të bisedës, duke shtuar tutje se kjo këngë do të jetë një risi në karrierën e saj artistike.

“Mendoj se një këngë të kësaj natyre nuk ka pasur më herët. Ka dalë shumë këngë e bukur. Shpresoj që do të pëlqehet edhe pse ma merr mendja që do të jetë një baladë shumë e dëgjuar”.
(Nita Brisku)

Mihrije Braha: Gati Balada Ime Për Xhirimet E Fundvitit