>
LETERSISHQIP

Nuk Ma Vidhni Dot Dashurine!

Dashurine nuk me pelqen t'ia servire ne pjatanca,
kujdo qe me lajkoset si engjell me briret e djallezise,
nuk dua t'ja di se sa te peshon ne kandare pasuria,
kur per vete kam nje bote te tere me pasuri ne shpirte.

Dashurine njerezore ua jap atyre qe e kane merituar,
atyre qe kane nevoje per ngrohtesine e shpirtit tim,
as se shes e as ua jap badjava cubave shpirtpranguar,
me buron nga shpirti dhe aty ka rrenjet e bukurise.

Nese ndokush pretendon se do ma marre nder duar,
mos kini kaq besim se do t'ja dilni mbane,
se njihni aspak shpirtin tim kur rrehe egersuar,
pjelle bishen me te forte qe cane e ndane dynjane.

Ndaj lermani te qete te rrahi ku zoti e ka dhuruar,
ne brendesi te kraharorit lidhur venat neper gjak,
se ajo nuk rreh e s'jeton dot ne kraharore te huaj,
eshte trendafil jete qe cel aty ku rreh shpirti i saj.