A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Dëshirë

Nëse mund t’i mblidhja plagët e botës
Ndoshta do ishte pak një galaktikë
Të rënda, të thella, të zjarrta si lotët
Dhe plagët e mia që i kam si prikë!
Vetëm fjalë poezie kam si melhem
Dhe zjarrin shpirtin do e shtroj në vatër
Por edhe njëmijë zemra të kem
Botës dua t’ja shëroj gjithë plagët!
Dhe mbetet përherë vetëm dëshirë
Botë pa plagë ska patur e s’do ket
Por ja që mbi këto vargje me rimë
Derdh dhimbjen e shpriti se jam poet!

- poezi nga Mimoza Rista


Nuk ka akoma asnjë votë