Ti Do Të Vish

Më braktisi shpirti sonte
Pa shpirt nuk mar dot frymë
Dhe të jem zot i kësaj bote
Nuk e duroj dot vetminë.
Iku shpirti të gjej shpirtin
Prit,-më tha: -nuk vonohem
Jam në terr, s’e shoh ditën
Jam pa fjalë, të betohem!
Edhe casti bëhet shekull
Kur jeton pa shpirtin tënd
As i gjallë, as i vdekur
Shpirti thahet pa një këngë.
E ndjej, do vish, se të pres unë.
Të pret ëndrra prerë në mes.
Ti do vish sic vjen një lumë.
Të pret shpirti im si det!

- poezi nga Mimoza Rista


Nuk ka akoma asnjë votë