>
LETERSISHQIP

Gjurmë Mbi Rërë

Atë ditë lashë gjurmë mbi rërë
Ti gjurmë më le thellë në shpirt
Kujtoj ishte i qetë liqeri atë ditë
Dhe unë kaq e vogël… e brishtë…

Atë ditë…..vetëm atë ditë
Nuk e di pse dielli digjte aq shumë
E unë nuk e shuaja dot etjen
Nga etja do pija të tërin një lumë.

Nuk e di nga dole ti papritur
E më mbështolle me krahë si zog
Ma puthe me zjarr buzën e zhuritur
E unë dridhesha tek frymonim tok.

Pastaj më shtrive pranë gjolit me valë
Me trupin tënd më mbulove të tërën
Seç ndodhi atë ditë kush e mori vesh vallë.
Veç format e mija që mbeten mbi rërën.