>
BIOSHQIP
Biografia
Musa Vyshka, një jetë të tërë mes letrave. Njeriu që ka shkruar me dhjetra libra me poezi, por që nuk ka lënë mënjanë as tregimin. I përket një ndër plejadave më të shkëlqyera të krijuesve shqiptarë si Helena Kadare, Sadije Agolli, Sadik Bejko, Ruzhdi Pulaha e të tjerë, që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare. Për shumë vjet ai ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të qytetit të Elbasanit. Në diktaturë, sipas tij, shkrimtarët ishin më të respektuar nga shteti se sot në demokraci. Atëherë shkrimtarët kishin një punë të sigurt, një leje krijimtarie, punë me orar të reduktuar etj.. Po sot? Askush nuk interesohet për ta. Edhe një godinë lidhjeje që kishin shkrimtarët në Tiranë ua “rrëmbeu shteti”. Sipas tij, sot ka shumë botime, pasi nuk ka kritikë dhe nuk ka seleksionim.