>
LETERSISHQIP

Përjetime

i kthejme koken kah lindja e perendimi
e nuk pame c'thote mjerimi
ketu vellau vellaun per dhe me dhe e mbulon
dhe lakmia zemren ja mbulon
se ketu rrohet per namus e nder
e ajo shitet se ka shume vlere

ketu te medhenjte lepin gjak
e ti nje copez buke e ke hak
Se ata rrojn per salltanat
E ty c'te mbeti mor i ngrat
Se ti je lind per servitut
Per ata qe skane virtyt

Ndac perkulu e ndac ik
Tash mikun tim e kam armik
Ketu dhe toka qan me lot
Se s'mbeti gje mbi te dot
Mbeten shtepi te braktisur
Edhe endra te boshatisur

Njerez te lodhur e raskapitur
Edhe premtime qe janë venitur
Ndac ngre krye e ndac hesht
Je veç një numër që mu desht
E jam unë ai i zgjedhuri, snob
Në ke fat ti më je veç rrob

DËRGOI: