>
LETERSISHQIP

Deti Im

Durrësit të fëmijërisë
Emri yt më ngjall kaq mall
Gjuhën tënde e njoh kaq shumë
Unë të flas me sy dhe fjalë
Ti më flet me valë dhe shkumë.

Pranë te ndjej çdo çast edhe orë
(Jam me fat që të kam ty)
Ti si mbret i kaltër me kurorë
Unë veshur e gjitha kaltërsi.

Pas më ndjek vështrim menduar
Unë veç para teje s’rritem dot
Se nga ty, një fjale s’e kam harruar
S’quhesh dot notar, nëse s’di not.

Brënda meje hyn hapësira jote
Plazhet e pafundme, ky bregdet
Ndaj më duket vetja kaq e kaltër
Dhe një varkë në gjumë, shpesh më thërret.

2008 – e ripunuar