>
BIOSHQIP

Rrëfehet Nora Bekteshi E Grupit “Natyral”

08-12-2013
Ajo është e re dhe me shumë entuziazëm në jetë. Bashkë me vajzat e grupit pas pjesëmarrjes në spektaklin X Factor, kanë filluar koncertet të shumta nëpër Shqipëri. Ajo në këtë intervistë tregon detaje te rëndësishme mbi veten, jetën e saj, grupin dhe preferencat muzikore si dhe mbi dashurinë e saj. Për më shumë ju ftojmë të lexoni intervistën e Nora Bekteshit. Ke një arsye më shumë kësaj here t’i këndoni dashurisë, apo i jeni shmangur kësaj teme? Per dashurine, mjafton qe i kemi kengetaret e "rrymes tallava" haha Jo..arsye me shume, ende jo. Thuhet që dhe ky fundvit do të jetë një festë për ju, pasi po punoni për disa këngë të reja të stileve të ndryshme. Me çfarë rrymash po e pasuroni repertorin? Ne repertorin tone, e vertete qe ka kenge te rrymave te ndryshme. Mirepo, ne si grup pershtatemi dhe anojme me shume nga RnB, Hip-hop, dance . Pak para daljeve me këngë të reja, mendon se eshte mire realizimi i ndonje seti fotografik? Keto procedura jane kryer tashme (qesh). Duket se ke bërë një revolucion brenda vetes. Është i qëllimtë hapi për servirjen e një imazhi ndryshe si këngëtare? Gjithmone eshte mire te besh nje revolucion brenda vetes, pa marre parasysh profesionit qe ke. Thjeshte, ndryshimet te bejne te ndihesh mire..dhe te shohesh qe nuk stopon vetem ne nje vend. Sipas teje, tregu i muzikës funksionon me rotacion si politika? Fatkeqesisht duhet te them qe pak a shume, po. Artistët zakonisht kanë një kulm të vetëm të karrierës, kur mendon se për ty është momenti? Ka dhe nga ata artiste qe jane gjithmone ne kulm te karrieres..pse jo te kisha edhe une pak nga fati i tyre (qesh). Preferon të quhesh femër klas apo seksi? Tek Klas-i qendrojne te gjitha. Të duket ty se femrat konkurrojnë sot me bukuri dhe meshkujt me pushtet? Jo qe me duket, por ashtu eshte. Në dashuri kush duhet të dominojë, femra apo mashkulli? Ne dashuri s’duhet te kete dominim. Jeta më e bukur në imagjinatën tënde, si do të ishte? Me imagjinaten, punet i kam shume mire dhe mirret vete me mend se deri ku mund ta qoja jeten. Ti e konsideron veten me fat, apo jo? Mund te them qe jam shume me fat dhe gjithmone duke i'u falenderuar Zotit. Mendon se e ke provuar dashurinë e vërtetë? Dashurine e vertete...po! Dhe e gjej gjithmone prane familjes, miqve, njerzve dhe gjerave qe me bejne te ndihem mire.
(shqiptarja)

Rrëfehet Nora Bekteshi E Grupit “Natyral”