TEKSTESHQIP

Permbi Tepelene
Permbi Tepelene
Lyrics

Përmbi Tepele-pelenë moj,
ç'ma kishe shtëpinë,
shtëpinë moj, qaje moj Minu-,
Minushe moj, qaje vajzërinë.
(X2)

Pas zërit t'kapo-kaposhit moj,
ç'ta gjeta shtëpinë,
shtëpinë moj, qaje moj Minu-,
Minushe moj, qaje vajzërinë.
(X2)

Dy gisht përmbi vetu-vetull moj,
ma mbaje shaminë,
shaminë moj, qaje moj Minu-,
Minushe moj, qaje vajzërinë.
(X2)

Me fustan të gja-, të gjatë moj
ma fshije avllinë,
avllinë moj, qaje moj Minu-,
Minushe moj, qaje vajzërinë.
(X2)

Baluket mbi ball, mbi ballë moj,
era trëndeli-,
-elinë moj, qaje moj Minu-,
Minushe moj, qaje vajzërinë.
(X2)