TEKSTESHQIP

Permbi Tepelene
Te Bajamja Ne Avlli
Lyrics

O, te bajamja në avlli,
u ula, ndenja të rrij.
Prita sa të shkoje ti,
të të rrëmbeja me sy.
(X2)

Dhe ti shkoje rëndë-rëndë,
nëpër buzë thoshe këngë.
Opo unë shihja buzët e tua,
M'u duk këndoje për mua.
(X2)

Një gonxhe, çelur nga vesa,
pret që ta këputë një djalë.
Qerpik i njomur nga djersa,
pret një vështrim për ta parë.
(X2)

Dhe ti shkoje rëndë-rëndë,
nëpër buzë thoshe këngë.
Opo unë shihja buzët e tua,
M'u duk këndoje për mua.
(X2)

Nuk m'u duk, po ish' e vërtetë,
ç'më thoshe me këngë, vallë?
Era që fryn lehtë-lehtë,
t'i hedh balluket mbi ballë.
(X2)

Dhe ti shkoje rëndë-rëndë,
nëpër buzë thoshe këngë.
Opo unë shihja buzët e tua,
M'u duk këndoje për mua.
(X4)