TEKSTESHQIP

Permbi Tepelene
Fryn Kjo Ere E Detit
Lyrics

Fryn kjo erë e detit,
trazuar mbi valë.
Meraku më treti,
shpirt, o xhan, o djalë.
(X2)

Shkuan kaq vjet-ë,
dimër e behar-ë.
Pret nëna e shkretë,
me zëmër të tharë.
(X2)

Nëna të kërkon-ë,
të të shikojë pranë.
Zoti më dëgjon-ë,
po s'më thotë një fjalë.
(X2)

S'di kë pate pranë,
bir, o shpirti im-ë.
Më ike me plagë,
që s'kanë shërim-ë.
(X2)

Shkuan kaq-ë vjet-ë,
të prita, shpresova.
Do vij tek ti vetë,
vdekjen e nxitova.
(X2)

Të të shikoj sytë,
mos t'i kanë shëmtuar.
Të të jap të mitë,
lot të përvëluar.
(X2)

Me lotët që derdha,
të t'i mjekoj plagët.
Të të them se erdha,
nga kjo botë e largët.
(X2)