TEKSTESHQIP

Permbi Tepelene
Thelleza Me Pike Ne Vetull
Lyrics

Thëllëza me pikë mbi vetull,
moj ku ke qenë, që s'të kam parë?
Më duket sikur je tretur,
me sy kush të paska vrarë?
(X2)

Trimi im, asgjë nuk ka,
shkova ca ditë në stan.
E bëra fjalë, more me mamanë,
e ti ma di mallin që kam.
(X2)

Thëllëzë me pika të kuqe,
gërshetgremisura pas.
E të kam thënë moj, mos dil tutje,
o, se të fusin moj në kafaz.
(X2)

Thëllëzë-rritura me vezë,
moj që më shkon serbes-serbes.
Të pres te cep i bahçesë,
te molla, o moj ku lidhëm besë.
(X2)

Mos ki frikë vajzë labeja,
më dhe krahë të fluturoj.
E më kanë rritur more këto male,
e veç dhuratën e pranoj.
(X2)

Thëllëzë me pika të kuqe,
gërshetgremisura pas.
E të kam thënë moj, mos dil tutje,
o, se të fusin moj në kafaz.
(X2)

DËRGOI: