TEKSTESHQIP

Grupi Permbi Tepelene
Berberi
Lyrics

Berberi që rruan mbrenë,
rruan, moj rruan dhëndër benë.
Berberi që rruan mbrenë,
rruan, moj rruan dhëndër benë.

O, pse ma mban kokën ulur-o
dhëndër-o, të keqen-o?
O, çfarë të ka humbur-o,
dhëndër-o, të keqen-o?
(X2)

Berberi nga Manastiri,
pruri moj briskun prej floriri.
Berberi nga Manastiri,
pruri moj briskun prej floriri.

O, pse ma mban kokën ulur-o
dhëndër-o, të keqen-o?
O, çfarë të ka humbur-o,
dhëndër-o, të keqen-o?
(X2)

O berber, të keqen-o,
me avash-ë dorën-o.
O berber, të keqen-o,
me avash-ë dorën-o.

O, pse ma mban kokën ulur-o
dhëndër-o, të keqen-o?
O, çfarë të ka humbur-o,
dhëndër-o, të keqen-o?
(X2)

Me avash-ë dorën-o,
se na pret mustaqet-o.
Se na pret-ë mustaqet-o,
dhe i shëmton-ë faqen-o.
(X2)

O, pse ma mban kokën ulur-o
dhëndër-o, të keqen-o?
O, çfarë të ka humbur-o,
dhëndër-o, të keqen-o?
(X2)