TEKSTESHQIP

Grupi Permbi Tepelene
Mbrapa Atij Mali
Lyrics

Mbrapa atij malit, moj,
preva moj, një goricë,
Ç'u mësua çupa, dhe moj,
më fshinte shtëpinë.
(X2)

Fshije çupa, fshije, dhe moj,
bashkë moj do të rrijmë.
Se na erdhi vjeshta, dhe moj,
do nxjerrim rakinë.
(X2)

Pas asaj gorice, dhe moj,
sharrova një dardhë.
Seç na ish' mësuar, moj,
një pëllumb i bardhë.
(X2)

Fshije çupa, fshije, dhe moj,
bashkë moj do të rrijmë.
Se na erdhi vjeshta, dhe moj,
do nxjerrim rakinë.
(X2)

Seç na ish' mësuar, moj,
një pëllumb i bardhë.
Pëllumbin e ndolla, dhe moj,
vit-vit-vit i thashë.
(X2)

Fshije çupa, fshije, dhe moj,
bashkë moj do të rrijmë.
Se na erdhi vjeshta, dhe moj,
do nxjerrim rakinë.
(X2)