TEKSTESHQIP

Pesha E Fatit
Pesha E Fatit
Lyrics

(D.Shkreli/D.Shkreli/D.Shkreli)

Ja, prap i vetmuar, eci rrugës së luleshpatave, si dikurë, si përherë,
Meritat nga Lufta e Tretë u dogjën në ferrin e Dantes,
E unë, e unë ndalem ndër blirin e vjetër ku të takova për herë të parë…
Ti hyre pa trokitur në botën time, u ule në fronin tim, more lodrat e mia,
Për një çast, për një çast koha u ndal, as binte shi, as qanin engjujt,
Kemi qenë të marrë e të rinjë, po bota është përplot të tillë, apo jo?

Hëna mbi qytetin tim, zbret shkallëve me nxitim,
Një dritë e zbehtë përmbi re, në cilin kat jemi ne,
Natë e verbër na mallkoi, loti na tradhtoi.

Në njërin kënd të dhomës ti, unë në këndin përbri,
Kanë dalë hijet në takim, e ne s’patëm guxim,
Natë e verbër na mallkoi, loti na tradhtoi.

Unë të dëgjoj sim err frymë, tërë natën nuk patëm rrymë,
Qirinjtë e fikur si kujtim, dhe një natë pa kthim,
Dita natën po e mund, çdo gjë po merr fund.

Kur të zgjohesh në mëngjes, në faqen tënde një pike vesë,
Veç një si ankth do te mbes, në ëndërr tjetër të pres,
Dita natën po e mund, çdo gjë po merr fund.