>
LETERSISHQIP

Jeta Është Jetë!

Në një mendje unë lëshova këmbët,
Dashuri dhe vullnet në këtë jetë me pasë.
Derisa ai diell dhe kjo hënë të përmbysen,
Dhe deri ky qiell të më shikoj nën dhe.

Derisa një palltë mbreti të mbulohet me gjak,
Kur një pallat melodie të mbetet pa zë,
Unë do kem respekt, do dashuroj deri dielli të çaloj,
Deri atëherë kur uji detit tokën të mallkoj!

Mesa duket jeta nuk ka sfidë vdekjen,
Jeta dënohet nga një fjalë, që errëson zemrën.

Kur më ndalon gjirin e nënës të pi,
Kur më thyen xhamat e dritares ëmë,
Edhe perdet e syve më i mbyllë përgjithmonë.
Se pasha at nënë që më ka mbjellë si lule e kurrë nuk më ka lënë të vyshkem,
Veç emrin tradhëti mos më fut ndërmend!

Njerëzit, është njeri.
Tokat, është tokë.
Frutat, është frut.
Zemrat, është zemër.
Dashuritë, është dashuri.
Mëmëdhetë, është mëmëdhe.
Jetët, është jetë!
Ndarja është Tradhëti!
Tradhëtia është Ndarje!
Tradhëtia, në ndarje dhe në shkatërrim!
Adhuro, Dashuro, Dëshiro, Respekto dhe Jeto!
Të dua dhe më do.

DËRGOI: